BE-ja ka ngrirë deri më tani 17 miliardë euro asete ruse
Bashkimi Europian ka ngrirë deri më tani asetet ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro që kur Moska pushtoi Ukrainën, tha komisioneri i drejtësisë i BE-së Didier Reynders në një intervistë të shtunën.
Shifra është rritur nga rreth 13.8 miliardë euro “nga oligarkët dhe entitetet e tjera” që Reynders në korrik njoftoi se BE-ja kishte ngrirë, kryesisht në pesë vende.
“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani,” tha Reynders.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që asetet të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.
Reynders vuri në dukje se për shkak të sanksioneve perëndimore janë ngrirë 300 miliardë euro të rezervave valutore të Bankës Qendrore të Rusisë në të gjithë botën, duke thënë se kjo mund të përdoret si garanci.
“Nga këndvështrimi im, ekziston mundësia që këto 300 miliardë euro të përdoren si garanci derisa Rusia të marrë pjesë vullnetarisht në rindërtimin e Ukrainës”, tha ai.
Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, 1236 persona, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, si dhe oligarkët, përfshirë Roman Abramovich, janë sanksionuar nga BE, duke i ndaluar hyrjen në bllok.
Rruga Press