Bota

BE-ja gati për sanksione të reja, përfshihet banka më e madhe ruse Sberbank

Bashkimi Evropian synon të shtojë bankën më të madhe ruse Sberbank dhe kreun e gjigantit të zinkut dhe bakrit UMMC, në listën e zezë të individëve dhe kompanive të akuzuara për mbështetjen e pushtimit të Moskës në Ukrainë, bazuar në një draft dokumenti të parë nga Reuters.

Lista e re përfshin 48 zyrtarë dhe nëntë subjekte biznesi që do të futen në listën e zezë.

Lexo më shumë  Presidenti serb kërcënon me hakmarrje pasi planet për Kullën Trump në Beograd u penguan

Lista e përgatitur nga shërbimi i punëve të jashtme të BE-së përfshin drejtuesit e klubit të motoçikletave Ujqërit e natës, aktorë, politikanë, nënkryetarin e shërbimit rus të sigurisë, anëtarë të familjeve të oligarkëve të sanksionuar dhe personel ushtarak.

Shtimi i Sberbank në listën e zezë do të ngrinte asetet e saj në Perëndim dhe do të parandalonte plotësisht transaksionet, me përjashtim të operacioneve financiare për tregtinë e ushqimeve dhe plehrave, tha një zyrtar i BE-së për Reuters.

Deri më tani, Sperbank është kursyer nga sanksionet, duke e lënë si një mundësi të vetme për rusët për transaksione ndërkombëtare.

Rusia po përballet me sanksione për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *