Bota

BE-ja e aprovon: Hapen bisedimet për anëtarësim me Ukrainën e Moldavinë

Shtetet e Bashkimit Evropian zyrtarisht e kanë aprovuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme, një tjetër hap në rrugëtimin e gjatë të dy vendeve për t’iu bashkuar bllokut.

Belgjika, që kryeson BE-në, ka thënë se shtetet anëtare janë pajtuar për një kornizë negociuese, raportoi AP.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

“Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën, 25 qershor, në Luksemburg”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur këtë një “hap historik”. 

“Miliona ukrainas dhe breza të popullit tonë po e realizojnë ëndrrën e tyre evropiane. Ukraina po kthehet në Evropë, ku e ka pasur vendin për shekuj, si anëtar i plotë i komunitetit evropian”, shkroi ai në X.

Liderët e Bashkimit Evropian patën rënë dakord vitin e kaluar që negociatat e pranimit të fillonin me të dyja shtetet.

Lexo më shumë  Shefi i OKB, Antonio Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Afganistanit dhe Pakistanit

Procesi mes fillimit të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë dhe anëtarësimit të tyre në BE mund të zgjasë shumë vite.

YouTube player