Bota

BE-ja do t’i vendosë të mërkurën sanksione të reja Rusisë

Bashkimi Evropian do të vendosë një pako të re sanksionesh kundër Rusisë të mërkurën, pas raportimeve për vrasjen e civilëve në veri të Ukrainës, nga forcat ruse, ka thënë të martën ministri për Evropën i Francës, Clement Beaune.

“Sanksionet me gjasë do të bëhen të ditura nesër”, ka thënë Beaunei për radion RFI, raportoi BBC-ja.

Lexo më shumë  Fjalimi i Ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në OKB: Putini po e kthen Rusinë në një perandori mafioze

Rusia mohoi akuzat në lidhje me vrasjen e civilëve, përfshirë masakrën në Bucha.

I dërguari i saj në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka thënë se Rusia do të paraqesë “prova empirike” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën, që “dëshmojnë” se forcat e saj nuk ishin të përfshira në këto mizori.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *