Bota

BE-ja do të zgjerojë sanksionet kundrejt Bjellorusisë në një përgjigje të krizës së emigrantëve

Bashkimi Evropian do të shtojë sanksionet kundër Bjellorusisë në përgjigje të një krize të përshkallëzuar të emigrantëve në kufirin me Poloninë.

Sipas BBC, diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell konfirmoi masën, duke thënë se migrantët e cenueshëm po shfrytëzoheshin në një “luftë hibride” që po “intensifikohet”.

Bjellorusia akuzohet se po i shtyn emigrantët drejt kufijve të saj për të minuar sigurinë, një akuzë e cila u mohua nga vendi.

Lexo më shumë  Orban vërshëllehet në një tubim elektoral

Të hënën, qindra emigrantë u bllokuan në një vendkalim nga trupat polake.

Një video e filmuar në kufi nga BBC tregonte emigrantët të ulur në një rrugë përpara telave me gjemba dhe forcat polake në një qëndrim të tensionuar. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *