BE-ja do të vendosë embargo ndaj naftës ruse brenda disa ditësh
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck deklaroi se Bashkimi Europian është pranë arritjes së marrëveshjes, për të vendsur embargo ndaj importeve të naftës ruse.
Deklaratën, Habeck e dha mbrëmjen e së hënës për median gjermane ZDF.
“Ne do të arrijmë një përparim brenda disa ditëve,” tha Robert Habeck.
Por, ai shtoi se embargoja nuk do ta dëmtonte menjëherë Rusinë pasi rritja e çmimeve globale të naftës, ka bërë që Moska të fitojë më shumë për vëllime më të ulëta, shkruan BBC-ja.
Rreth 40% të gazit natyror, Bashkimi Europian e importon nga Rusia, teksa Moska përfiton 400 miliardë euro për këtë furnizim.
BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjata për t’u zhvendosur në burimet e energjisë së rinovueshme për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus.
Rruga Press