Bota

BE-ja dhe Ukraina do të hetojnë së bashku krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit

Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se ka krijuar një ekip të përbashkët hetimor me Ukrainën për të hetuar krimet e dyshuara ruse të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, pas imazheve tronditëse të shfaqura nga qyteti i Buchas si pasojë e tërheqjes së forcave ruse nga zona.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i ofroi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ngushëllimet e saj për “vrasjet e tmerrshme” që u zbuluan gjatë fundjavës, tha ajo në një njoftim për shtyp.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“BE-ja është e gatshme të përforcojë këtë përpjekje duke dërguar ekipe hetimore në terren për të mbështetur shërbimet e prokurorisë ukrainase. Eurojust dhe Europol janë të gatshëm të ndihmojnë”, tha ajo.

“Një përgjigje globale është e nevojshme. Ka bisedime të vazhdueshme ndërmjet Eurojust-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të bashkuar forcat dhe që Gjykata të jetë pjesë e Ekipit të Përbashkët të Hetimit. Një qasje e tillë e koordinuar nga autoritetet ukrainase, BE-ja, Shtetet Anëtare dhe agjencitë e saj dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale do të lejojë që provat të mblidhen, analizohen dhe përpunohen në mënyrën më të plotë dhe efektive të mundshme.”
“Kam ngarkuar Komisionerin e Drejtësisë Didier Reynders të ndjekë dhe të kontaktojë me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës.”

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Komisioni do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme teknike dhe financiare për të gjitha hetimet e udhëhequra nga BE,” tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *