Bota

BE-ja bën thirrje për pauzë të menjëhershme humanitare në Gaza

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për pauzë të menjëhershme humanitare në Rripin e Gazës.

26 nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë kërkuar “pauzë humanitare të menjëhershme që do të çonte te një armëpushim i qëndrueshëm”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, transmeton agjencia “AP”.

Lexo më shumë  Kremlini thërret ambasadoren amerikane pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas në Krime

Borrell ka thënë se 26 shtete anëtare janë pajtuar të “kërkojmë pauzë të menjëhershme humanitare që do të çonte te armëpushimi i qëndrueshëm, të lirohen pa kushte pengjet dhe po ashtu për dispozita për ndihma humanitare”.

Borrell nuk përmendi se cili shtet i BE-së nuk u pajtua me deklaratën, por diplomatët thonë se Hungaria kishte bllokuar një deklaratë të ngjashme disa ditë më parë.

Lexo më shumë  Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Rruga Press

YouTube player