Bota

BE-ja aprovon sanksionet e reja ndaj Rusisë, në listë edhe kriptoasetet

Bashkimi Evropian ka aprovuar një pako të re të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ndërsa në të përfshihen 160 oligarkë, politikanë rusë dhe tri banka bjelloruse.

Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne po shtrëngojmë edhe më tej rrjetën e sanksioneve duke reaguar ndaj agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Lexo më shumë  Armë për Rusinë nga Evropa, Gjermania zbulon rrjetin sekret të eksporteve të paligjshme

Në mesin e personave ajo ka thënë se janë 160 individë, përfshirë këtu oligarkë rusë dhe anëtarë të Këshillit të Federatës Ruse.

Po ashtu do të goditet sektori bankar i Bjellorusisë.

Do të ndalohet edhe eksportimi në Rusi i teknologjisë së navigacionit detar. Po ashtu në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe kriptoasetet.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Billie Eilish, Olivia Dean, Bad Bunny, Justin Biber dhe shumë artistë të tjerë protestojnë kundër ICE dhe Trump-it në fjalimet e tyre në Grammy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *