Bota

BE heq patentat plastike: Do jenë dixhitale

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja të BE-së për të rritur sigurinë rrugore. BE ka vendosur që patenta të jetë dixhitale dhe jo më plastike dhe të jetë e vlefshme në të gjithë Unionin. Mosha minimale pritet të ulet në 17 vjeç kur mund të praktikohet drejtimi i automjeteve dhe nëse kalojnë provimin mund të marrin vetë makinën sapo të mbushin 18 vjeç. Trajnimi dhe testimi i marrjes së patentës së drejtimit tashmë do të marrë më shumë parasysh sigurinë e këmbësorëve, çiklistëve, skuterëve dhe biçikletave elektrike.

Të dhënat e vendeve anëtare do të unifikohen për të bërë efektiv pezullimin e lejes të drejtimit në të gjithë BE-në. Rregullat e reja kanë vendosur sanksione të forta ndaj disa shkeljeve si parakalimet e rrezikshme, tejkalimi i vijave të forta, drejtimi në sens të kundërt të trafikut. Rregullat e reja u prezantuan nga Komisionerja Evropiane për Transportin, Adina Valean.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

“Shumë prej jush me siguri e kanë lejen e drejtimit në portofol dhe janë gati ta tregojnë nëse ju ndalojnë gjatë rrugës. Kushti është që ta keni me vete. Tashmë një nga direktivat e miratuara i bën të pavlefshme copëzat e vogla të plastikës. Ne duam që BE të kalojë në një patentë drejtimi dixhitale që funksionon brenda Bashkimit Evropian” – tha Valean.

“Në një të ardhme jo të largët, patenta juaj e drejtimit do të jetë në telefonin tuaj ose në çdo pajisje tjetër dixhitale. Megjithëse mund të merrni edhe versionin fizik nëse dëshironi”, – shtoi Valean.

“Patenta dixhitale e drejtimit është një çështje komoditeti personal, por direktiva jonë do të thjeshtojë dhe lehtësojë gjithashtu barrën administrative të përpunimit të një patentë fizike,” – tha ajo.

Më shumë se 20,000 jetë humbën jetën në rrugët e BE-së në vitin 2022 dhe shumica e viktimave ishin këmbësorë, çiklistë dhe përdorues të skuterëve dhe motoçikletave. “Rregullat e reja – shkruan Ekzekutivi i BE-së në një shënim – do të përmirësojnë sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe do të ndihmojnë BE-në të arrijë Vizionin Zero: asnjë vdekje në rrugët e BE-së deri në vitin 2050″.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *