BallinaBota

BE “harron” negociatat me Shqipërinë, asnjë fjalë për zgjerimin

Përfundon pa asnjë rezultat për zgjerimin presidenca gjermane e Këshillit të BE-së. Pas samitit dyditor në Bruksel, udhëheqësit europianë nuk mundën dot të gjejnë një zgjidhje për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe as të zgjidhin mosmarrëveshjet midis Shkupit dhe Sofjes. I mbetet tani Portugalisë që të punojë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Pandemia, ndryshimet e klimës dhe mosmarrëveshjet me Turqinë lanë jashtë axhendës së samitit të udhëheqësve të BE-së çështjet e zgjerimit. Në asnjë reshet të konkluzioneve të miratuara pas mbledhjes së Këshillit Europian nuk përmendet kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Së pari Shqipëria dështoi të plotësojë kushtet e përcaktuara nga samiti i marsit, kur detyrë kryesore ndër të tjera u la plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe hartimi i një reforme gjithëpërfshirëse elektorale. Kësaj i shtohen edhe dyshimet që kanë disa vende anëtare për cilësinë e reformave të vendit dhe kritikat e vazhdueshme për mjedisin e polarizuar politik si dhe projektligjin për mediat.

Për fqinjin e Shqipërisë, Maqedoninë Veriore doli në pah problemi me Bullgarinë, Sofja vendosi veton duke bllokuar së pari miratimin e kuadrit negociues, pasi kërkon që Shkupi të pranojë se maqedonishtja buron nga bullgarishtja.

Problemet që dolën sollën frustrim të madh për presidencën gjermane, që zgjerimin e Bashkimit Europian dhe bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor e kishte vendosur si përparësi të kryesimit të vet të Këshillit.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Nuk dha rezultat as thirrja e eurodeputetëve për të filluar sa më bisedimet e pranimit me të dy vendet.

Mbyllet kështu presidenca gjermane me zero rezultate për politikën e zgjerimit. Nuk u shënua përparim as për liberalizimin e vizave për Kosovën. I vetmi sukses ishte miratimi i Planit Ekonomik dhe i Investimeve që parashikon mbështetje për disa projekte infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor.

I mbetet tani Portugalisë që të vendosë në axhendë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

YouTube player