Bota

BE gati të trajnojë 15 mijë ushtarë të tjerë ukrainas

Bashkimi Evropian njoftoi se do të trajnojë 15 mijë trupa të tjera ukrainase në kuadër të misionit të saj të ndihmës ushtarake dhe do të ndajë 25 milionë euro për operacionet e çminimit në territore të caktuara të Ukrainës në samitin e ardhshëm.

Zyrtarët e lartë të BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kreun e Këshillit Evropian Charles Michel, do të udhëtojnë në Kiev për samitin e 24-të BE-Ukrainë më 3 shkurt.

Takimi do të zhvillohet për herë të parë që nga fillimi i luftës ndërsa Ukraina ka marrë statusin e kandidatit për në BE. Blloku me anë të samitit kërkon të dërgojë një “sinjal të fuqishëm se ne mbështesim vendin që është viktimë e agresionit dhe se nënvizojmë të drejtën e Ukrainës për të pasur paqe të drejtë në fund të kësaj lufte”, deklaroi para gazetarëve zyrtari i BE-së në Bruksel.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Von der Leyen dhe Michel do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa anëtarët e KE-së do të zhvillojnë bisedime me ministrat ukrainas të resorëve përkatëse.

Udhëheqësit do të diskutojnë për procesin e pranimit të Ukrainës në BE, përgjigjen e bllokut ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës si dhe planin e paqes të Zelenskyy-t.

Gjithashtu do të japin mesazhin se pranojnë reformat që Ukraina ka zbatuar tashmë, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, dhe do të inkurajojë Kievin të vazhdojë masat për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të bllokut.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të premtojë një “pako të re prej 25 milionë eurosh për të mbështetur aksionin humanitar të çminimit” në territoret që janë rimarrë së fundmi nga ushtria ukrainase pas pushtimit rus.

Ai do të njoftojë objektivin e ri për misionin e trajnimit të BE-së për ushtarët ukrainas, përfshirë 15 mijë ushtarë të tjerë, përpos 15 mijë trupave të cilat janë duke u trajnuar. Borrell pritet të shprehë mbështetjen e BE-së për ngritjen e Qendrës Ndërkombëtare për Persekutimin e Krimit të Agresionit në Ukrainë në Hagë, Holandë.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar, BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë ofruar 50 miliardë euro në mbështetje të drejtpërdrejtë për Ukrainën, përfshirë më shumë se 12 miliardë euro ndihmë ushtarake, sipas vlerësimeve të bllokut.

BE-ja ka vendosur nëntë pako sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë, ndër të tjera, presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov, ndalesën e importit të arit, naftës dhe qymyrit dhe eksportin e mallrave luksoze dhe teknologjisë së lartë si dhe përjashtimin e Bankave të Rusisë dhe Bjellorusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *