Bota

BE fond për Ukrainën: Do ta ndihmojmë në proçesin e rindërtimit pas luftës

Udhëheqësit e BE-së synojnë të krijojnë një “fond besimi” për Ukrainën ndërsa vendi lufton pushtimin e Rusisë. Qëllimi është për ta ndihmuar atë të rindërtohet pas luftës, sipas një draft dokumenti të siguruara nga Agence France-Presse.

Liderët nga blloku i 27-vendeve do të takohen në Bruksel të enjten për një samit dy-ditor të fokusuar në trajtimin e pasojave nga sulmi i Kremlinit ndaj Ukrainës, shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

“Duke pasur parasysh shkatërrimin dhe humbjet e mëdha që i ka sjellë agresioni ushtarak rus Ukrainës, Bashkimi Evropian është i përkushtuar t’i ofrojë mbështetje qeverisë ukrainase për nevojat e saj urgjente për rindërtimin e një Ukraine demokratike, pasi të ketë mbaruar sulmi rus, ”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit.

“Për këtë qëllim, Këshilli Evropian pranon të krijojë një Fond të Mirëbesimit të Solidaritetit të Ukrainës dhe bën thirrje që përgatitjet të fillojnë pa vonesë”.

Drafti i icili është ende në negociata, nuk kanë dalë ende detaje të mëtejshme mbi madhësinë e planifikuar ose funksionimin e fondit. BE-ja ka rënë dakord tashmë për 1.2 miliardë euro në financim emergjent për të ndihmuar autoritetet ukrainase.

Lexo më shumë  Me çfarë tarifash Trumpi po kërcënon Kinën, Kanadanë dhe Meksikën?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *