Bota

BE-ja do t’i dërgojë Ukrainës 4,1 miliardë euro mbështetje financiare

Këshilli i BE-së njoftoi se vendimi për pagesën e dytë të rregullt në kuadër të mbështetjes financiare prej 50 miliardë eurosh të planifikuar për t’i dhënë Ukrainës deri në vitin 2027 u miratua nga shtetet anëtare.

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) miratuan dërgimin e një mbështetjeje financiare në Ukrainë në vlerë prej rreth 4,1 miliardë eurosh, transmeton Anadolu.

Këshilli i BE-së njoftoi se vendimi për pagesën e dytë të rregullt në kuadër të mbështetjes financiare prej 50 miliardë eurosh të planifikuar për t’i dhënë Ukrainës deri në vitin 2027 u miratua nga shtetet anëtare.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Me këtë ndihmë, BE-ja do të mbështesë stabilitetin makro-financiar të Ukrainës dhe funksionimin e administratës publike, thuhet në njoftimin e Këshillit, duke shtuar se Ukraina ka përmbushur kushtet dhe reformat e nevojshme për të marrë fonde me vlerë rreth 4,1 miliardë euro.

Duke kujtuar se Ukraina është në një periudhë të vështirë financiare, në deklaratë theksohet se paratë në fjalë do të ndahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Në deklaratë gjithashtu rikujtohet se Fondi i Ukrainës hyri në fuqi në mars, duke shtuar se vendit do t’i sigurohet një financim i qëndrueshëm prej 50 miliardë eurosh, i përbërë nga grante dhe kredi, për periudhën 2024-2027.​​​​​​​

Rruga Press

YouTube player