Bota

BE do të krijojë një qendër për të luftuar dezinformimin që vjen nga Rusia dhe Kina

Bashkimi Evropian planifikon të krijojë një qendër të specializuar “për rezistencë demokratike” me qëllim ” luftimin e dezinformimit” që dyshohet se vjen nga Rusia, Kina dhe vende të tjera, shkruan The Gurdian.

Gazeta saktësoi se dokumenti, i iniciuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është planifikuar të publikohet më 12 nëntor.

Sipas raportimeve, “Komisioni Evropian synon që qendra të bashkojë ekspertizën në të gjithë BE-në dhe nga vendet që kërkojnë të bashkohen me bllokun për të luftuar manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj”.

Lexo më shumë  Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Sakaq, Komisioni Evropian e sheh kërcënimin më të madh në “sulmet hibride” të supozuara nga Rusia, të cilat po zhvillojnë një betejë ndikimi kundër Evropës, duke e përmendur Kinën si një burim tjetër të një “kërcënimi dezinformues”.

“Qendra do të ishte një qendër për institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare për të ndarë informacion dhe paralajmërime të hershme, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik në lidhje me qeveritë e huaja që kërkojnë të manipulojnë informacionin”, vuri në dukje The Guardian.

Lexo më shumë  Ukraina godet sërish terminalin kyç të Rusisë për eksporte të naftës

Rruga Press

YouTube player