BE dërgon 500 ushtarë në Bosnje Hercegovinë
Në përfundim të takimit të mbrojtjes së Bashkimit Europian, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka konfirmuar dërgimin e 500 ushtarëve në Bosnjë Hercegovinë.
Kjo është pjesë e rezervës së Bashkimit Europian për operacionin Althea që mobilizohet për here të pare.
“ Kam vendosur që të mobilizoj 500 burra dhe gra të forcojnë operacionin Althea në terren. Vendet që kontribuojnë në kapacitetin tone për të kontrolluar situatën në vend përmes misionit Althea meritojnë falenderim. Eshtë një sinjal i vendosmërisë dhe kujdesit tonë për të ruajtur stabilitetin në Bosnjë Hercegovinë dhe përballjes me destabilizim të mundshëm të operacioneve destabilizuese të Rusisë në Ballkan.
Rruga Press