Bota

BE arrin një marrëveshje të përkohshme për tregtinë e armëve të zjarrit

Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e reja për ta bërë tregtinë legjitime të armëve të zjarrit më transparente, në një përpjekje për të luftuar tregtinë e paligjshme dhe për të mbajtur armët larg nga duart e kriminelëve.

Rregullat e reja, të miratuara nga ligjvënësit dhe presidenca belge e BE-së, do të zëvendësojnë një sërë rregullash të ndryshme kombëtare që e kanë bërë të vështirë tregtimin e armëve të zjarrit dhe vendosjen e pronësisë, raportoi Reuters.

Kur Komisioni Evropian bëri propozimin e tij fillestar në tetor 2022, ai vuri në dukje të dhënat që tregonin se kishte rreth 35 milionë armë zjarri të paligjshme në BE, rreth 56 përqind e të gjitha armëve të zjarrit dhe se 630,000 armë zjarri u renditën si të vjedhura ose të humbura.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Blloku do të zëvendësojë licencimin kombëtar me një sistem elektronik në mbarë BE-në për prodhuesit dhe tregtarët.

Gjuetarët, ekspozuesit ose personat që përdorin armë zjarri për qëllime sportive ose për rishfaqje historike, banorë të BE-së, nuk do të kenë nevojë të mbajnë një leje importi ose eksporti nëse kanë një Leje Evropiane për Armët e Zjarrit.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Vetëm tregtarët dhe agjentët e licencuar do të mund të importojnë produkte gjysëm të gatshme dhe përbërës të armëve të zjarrit.
Të gjitha armët e importuara dhe komponentët thelbësorë duhet të shënohen për të kufizuar disponueshmërinë e “armëve fantazmë” të pashënjuara të prodhuara në shtëpi.

Rregullat e reja, të cilat ende duhet të miratohen zyrtarisht nga qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Evropian, nuk zbatohen për eksportin e armëve të zjarrit për qëllime ushtarake në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player