Bota

BBC: Putin vazhdon me propagandën: Ukraina po kryen gjenocid në Donbas

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e akteve të gjenocidit kundër zonave të mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Moska në rajonin lindor të Donbasit.

I pari shtetit rus ka vazhduar me retorikën dhe propagandën rreth krizës në kufirin me shtetin ukrainas, ku Rusia ka dislokuar mbi 100 mijë trupa ushtarake.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Sipas mendimit tonë ajo që po ndodh tani në Donbas është gjenocid”, tha ai në konferencën për shtyp, raporton bbc.

Ai thotë se Rusia nuk dëshiron luftë dhe kështu ka paraqitur propozime për fillimin e një procesi negociator – por ai thotë se nuk ka pasur asnjë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve të Rusisë.

Putini ka bërë akuza të ngjashme edhe më parë, në lidhje me çështjen e diskriminimit ndaj rusishtfolësve përtej kufijve të tij, shumë prej të cilëve jetojnë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Kujtojmë se në dhjetor, presidenti pohoi se rusofobia ishte hapi i parë drejt gjenocidit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *