Bota

BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të jetë në mesin e listës për urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, shkruan BBC, sipas raportimeve, mes një shqetësimi izraelit për veprime ligjore në Gaza, nga ICC

Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se gjykata e lartë penale e OKB-së po planifikon të kërkojë urdhër-arreste për udhëheqësit e tyre ushtarakë dhe politikë nën dyshimin për krime lufte,

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara për tre vitet e fundit – dhe së fundmi edhe veprimet e Hamasit. Ajo ka fuqinë për të akuzuar dhe gjykuar individë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase rrëzuan 130 dronë të lëshuar nga Rusia brenda natës

Ajo ka lëshuar më parë urdhër-arreste për liderët, duke përfshirë Vladimir Putin të Rusisë, Muammar Gaddafi të Libisë dhe kryekomandantin e Ugandës, Joseph Kony.

Netanyahu e ka quajtur mundësinë që figura të larta izraelite t’i bashkohen listës së të kërkuarve “një fyerje me përmasa historike”, duke akuzuar ICC-në se po përpiqet të paralizojë aftësinë e Izraelit për t’u mbrojtur.

Lexo më shumë  ShBA-ja do të tërhiqet nga grupi që po heton pushtimin e Ukrainës dhe përgjegjësit e saj

Ndërsa ICC nuk i ka konfirmuar pretendimet izraelite, kur kryeprokurori Karim Khan KC vizitoi Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar dhjetorin e kaluar mesazhi i tij ishte i qartë.

Fakti që ai është zgjedhur për të bërë komente kaq të ashpra publike sugjeron se në prapaskenë, një skenar i tillë po diskutohet në mënyrë aktive.

Rruga Press

YouTube player