Bota

“Bayraktar”-i turk shkatërron anijen që përdori Putini

Ukraina ka shkatërruar anijen “speciale” që Vladimir Putin përdori për të inspektuar flotën detare në Sevastopol dhe Shën Petersburg.

Në videon e publikuar nga ushtria e Ukrainës pretendohet se droni Bayraktar TB2 ka goditur anijen e tipit “Raptor” pranë ishullit të “Gjarpërinjve” duke e shkatërruar atë.

Po ashtu, Putin përdori një anije të tillë për të mbajtur një fjalim edhe gjatë paradës ushtarake.

Lexo më shumë  SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm të luftës në Ukrainë

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar edhe një anije të tipit “Serna” duke e goditur atë me një sistem raketash tokë-ajër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *