Sport

Bayern nuk paguan të pavaksinuarit, lojtarët mendojnë të padisin klubin

Bayern Munchen ka vendosur t’u ulë rrogat lojtarëve që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën anti-Covid dhe që, për shkak të rregullave të reja të vendosura në Gjermani, duhet të karantinohen nëse kanë kontakte të ngushta me një person që rezulton pozitiv me Covid-19.

Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë informuar nga klubi se nuk do të paguhen për çdo ndeshje apo seancë stërvitore që humbasin për shkak të vetizolimit, pasi të gjithë refuzuan të merrnin vaksinën, raportoi gazeta gjermane “Bild”.

Ndërkohë, revista sportive “Kicker”, raporton se të pestë lojtarët janë më tepër të mërzitur për faktin që ky lajm është bërë publik dhe këto zhvillime kanë dëmtuar shpirtin e skuadrës te Bayern. Atmosfera e nderë ka ndikuar edhe tek aspekti sportiv, pasi Bayern u mund në Kupën e Gjermanisë nga Borussia Moenchengladbach dhe gjithashtu në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Augsburg, ku disa prej lojtarëve, më kryesori Kimmich, munguan për shkak të rregullave anti-Covid.

Vendimi për uljen e rrogës është mbështetur nga ish-CEO i klubit, Karl-Heinz Rummenigge. “Deri tani, nuk kemi gjetur dot zgjidhje për të pavaksinuarit, ndoshta tani do t’ia dalim”, tha ai. Por, revista britanike “The Athletic” pretendon se disa prej lojtarëve po marrin në konsideratë të padisin klubin për këtë vendim.

Lojtari kryesor i klubit që është rreshtuar në radhët e të pavaksinuarve është mesfushori gjerman, Joshua Kimmich. Ai ka theksuar se nuk i përket grupimeve “no-vaxx”, por kishte shqetësime për shkak të mungesës së studimeve mbi efektet afatgjata të vaksinës.

Bavaria është një prej landeve gjermane me shifrat më të larta të rasteve me koronavirus për 100 mijë banorë, gati dyfishi i mesatares kombëtare. Për këtë arsye, kryeministri i landid, Markus Soder, ka vendosur për izolimin e të pavaksinuarve, pak a shumë siç u bë fillimisht në Austri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *