Sport

Bayern Munich – Man City: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Bayern Munichu dhe Manchester City do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila vlen për një vend në gjysmëfinale.

Bavarezët janë nikoqir të Qytetarëve në takimin e vlefshëm për çerekfinale dhe presin ndihmën e tifozëve për t’u rikthyer nga ‘eliminimi’ pasi humben 3-0 ndeshjen e parë në Etihad.

VendiAllianz Arena

Koha21:00

Lajme rreth ekipeve

Bayern Munich

Manuel Neuer dhe Lucas Hernandez mungojnë në ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn, ndërsa Eric Choupo-Moting është një dyshim për Bayernin.

Pas një paraqitjeje të dobët kundër Cityt në Etihad, Dayot Upamecano mund të largohet nga formacioni titullar, me Benjamin Pavard që mund të jetë partner i Matthijs de Ligt në zemër të mbrojtjes.

Mbetet për t’u parë nëse Sadio Mane do të luajë ndonjë rol pas sherrit të tij me Leroy Sane.

Man City

Phil Foden është rikthyer në stërvitje pasi i është hequr apendiksi muajin e kaluar, por mund të mos jetë i përshtatshëm për t’u paraqitur në këtë ndeshje.

Pep Guardiola mund të shkojë me të njëjtën 11-she që mori fitoren 3-0 në ndeshjen e parë ndaj skuadrës gjermane.

Fakte

Manchester City ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Bayern Munichut në të gjitha garat.

Manchester City ka fituar dhjetë ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Bayern Munichu ka tri humbje nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Analizë

Bayern ka qenë i paqëndrueshëm që kur Thomas Tuchel mori drejtimin, duke fituar dy dhe duke humbur dy nga pesë ndeshjet nën drejtimin e ish-trajnerit të Chelseat. Ata humbën pikë në garën për titull gjatë fundjavës, pasi barazuan 1-1 me Hoffenheim, megjithëse kanë ende një epërsi dy pikë ndaj Borussia Dortmund.

Manchester City siguroi një fitore 3-1 ndaj Leicesterit për të qëndruar i nxehtë në garën me liderët e ligës, Arsenalin. City tani ka fituar 10 ndeshje në të gjitha garat, dhe nuk ka humbur që nga humbja 1-0 në Tottenham në fillim të shkurtit.

Formacionet e mundshme

Bayern MunichSommer; Cancelo, Pavard, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Coman, Musiala, Sane; Gnabry; 

Man CityEderson; Akanji, Dias, Ake; Silva, Stones, Rodri, Grealish; Gundogan, De Bruyne; Haaland; 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *