Batërdia e Putinit, mbi 690 mijë fëmijë janë “rrëmbyer” në Ukrainë dhe janë dërguar në Rusi
Moska ka nisur të “rrëmbejë” fëmijët urkainas në territoret e pushtuara prej saj. Sipas mediave ndërkombëtare, çdo dite transferohen 500 fëmijë të marrë nga Kherson.
Është e paqartë nëse ata janë ndarë nga prindërit e tyre, apo nëse po merren së bashku me familjet e tyre, komenton Kyiv Independent. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass , Moska ka transferuar 4.6 milionë njerëz nga territori ukrainas në territorin e Federatës, duke përfshirë 690,000 fëmijë.
Ndërkohë, kryetari në mërgim i Bashkisë së Energodarit (ku ndodhet termocentrali bërthamor) Dmytro Orlov shkroi me ironi në Telegram se ushtria ruse po ‘dërgon fëmijët ukrainas me pushime’ në rajonin rus të Krasnodarit: “Pavarësisht përkeqësimit të ndjeshëm të Situata në front, veçanërisht në drejtim të Khersonit, sot pushtuesit dhe bashkëpunëtorët po i dërgojnë fëmijët me pushime në rajonin Krasnodar të Federatës Ruse”.
Rruga Press