Bastisje në Zveçan nga njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës
Njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka kryer bastisje në Zveçan.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.
Ai tha se bastisja ka përfunduar dhe nuk ka të arrestuar.
“Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Dyshimet janë për kontrabandë me mallra. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, tha Elshani shkurt.
Rruga Press