Sport

Basketbollisti 15-vjeçar i gjatë 228 centimetra futet në Guinness

Një basketbollist 15-vjeçar nga Florida, që është i gjatë 228 centimetra, është futur në Libër të Rekordeve të Guinnessit si tinejxheri më i gjatë në botë, raporton Daily Mail.

Olivier Rioux, kanadezi që luan në pozitën qendër në Akademinë IMG në Badenton, është rrugës së mbarë për t’u bërë basketbollist profesionist dhe atë një prej më të gjatëve ndonjëherë.

“Kudo që shkojmë ai bie në sy, nuk është diçka që mund të fshihet. Nuk mund të vësh thjeshtë kapelë e të mos jesh më i gjatë 228 centiemtra”, ka thënë kryetrajneri i Rouxit, Jeremy Schiller për “Fox Sports”.

Schiller ka shtuar se basketbollisti i tij është një pasues fenomenal, se mund të realizojë trepikësha e po ashtu lufton shumë.

“Nëna ime është e gjatë 189 centimetra, e babai im 208 centimetra”, tregon Rioux. “Kur isha 10, 11 apo 12 vjet nisa të rritesha shumë dhe shpejt. Çdo javë po bëhesha më i gjatë. Isha më i gjatë se çdo fëmijë tjetër në shkollë”.

Në videot në rrjete sociale shihet kanadezi me një përparësi thuajse të padrejtë ndaj moshatarëve të tij.

Ai bën ngulitje thjeshtë duke u ngritur në maje të gishtave. Nuk ka fare nevojë as të luftojë për të kapur topin.

Mjekët kurrë nuk kishin parashikuar se Rioux do të rritet 228 centimetra. Ishte parashikuar se do të rritej afro 2 metra. Por ai i tejkaloi pritjet.

Gjatë pushimeve të familjes në Kubë, një numër i vizitorëve kishin formuar rresht për të bërë foto me të.

Në vitin 2020, 15-vjeçari Ren Keyu i Kinës ishte futur në Librin e Rekordeve të Guinnessit si tinejxheri më i gjatë në botë me 221 centimetra.

Mirëpo, ky rekord i është thyer nga kanadezi Rioux tash.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *