Bashkimi Evropian me ‘dorë të hekurt’, vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
Bashkimi Evropian njoftoi se është marrë vendim për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes që ajo ka dhënë ndaj Rusisë në luftën Ukrainë-Rusi. Komisioni Evropian njoftoi se vendet anëtare kanë zgjeruar shtrirjen e sanksioneve të zbatuara ndaj Bjellorusisë për shkak të agresivitetit të Rusisë ndaj Ukrainës. Në deklaratë thuhet se si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes që Bjellorusia ka dhënë ndaj Rusisë në luftën me Ukrainën, janë marrë masa më kufizuese ndaj vendit.
Me sanksionet e reja, është përshtatur që sanksionet e BE-së të cilat vendosin në objektiv Rusinë të përfshijnë edhe Bjellorusinë, thuhet në deklaratën ku theksohet se kjo do të parandalojë kapërcimin e sanksioneve ndaj Rusisë përmes Bjellorusisë. Më tej thuhet se në kuadër të masave, ndalesa për eksportet në Bjellorusi u zgjerua në mënyrë që të përfshijë një numër të madh mallrash dhe teknologjisë së ndjeshme të cilat ofrojnë kontribut në zhvillimin ushtarak dhe teknologjik të vendit.
Ndalesa shtesë për eksportet është vendosur për mallrat dhe teknologjinë që janë të përshtatshëm për përdorimin e armëve të zjarrit dhe municioneve si dhe për industrinë e aviacionit dhe hapësirës. Sanksionet ndaj Bjellorusisë janë në përputhje me sanksionet ndaj Rusisë. Në paketën e mëparshme të sanksioneve të BE-së, u vendosën kufizime ndaj disa individëve dhe institucioneve nga Bjellorusia me arsyen se në bashkëpunim me Rusinë kanë dëmtuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Gjithashtu u kufizua tregtia me Bjellorusinë, u përjashtuan nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT 5 banka bjelloruse, u ndaluan transaksionet e bankës qendrore të vendit dhe u kufizua rrjedha e financimeve.
Rruga Press