KryesoreLajme

Bashkimi Evropian kundërshton amnistinë fiskale të parasë së pistë në Shqipëri

Bashkimi Evropian është shprehur kundër draftit aktual të ligjit për amnistinë fiskale në Shqipëri.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, BE-ja nënvizon se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Ndër të tjera, theksohet se kjo do të ndihmonte shumë pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.

Lexo më shumë  Çeku: Disa qyqarë të orkestruar nga partia tentuan të pengojnë tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj, politika primitive nuk kalon

Sipas Bashkimit Evropian, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në këtë ligj dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin.

Pak ditë më parë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se qeveria nuk ka marrë një miratim nga institucionet e Bashkimit Europian dhe njësia e Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave Moneyval për projektligjin “Për Amnistinë Fiskale”.

Lexo më shumë  Kurti: Akademik Minir Dushi do të kujtohet për veprat e dobishme për shoqërinë

Ajo nënvizoi se drafti u është prezantuar institucioneve ndërkombëtare, por është ende në fazë diskutimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *