Bashkim Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, diskutojnë për bashkëpunim
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka takuar shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer.
Sipas një njoftimi në Facebook, u bë e ditur se takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së.
“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigade Arthur Garffer. Takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK. Gjeneral Garffer falënderoi Gjeneral Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lart profesionalizmin e FSK-së”, thuhet në njoftim.
Në fund të takimit gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend.
Rruga Press