Lajme

Bashkia Tiranë mban peng ndërtimin e korsisë për biçikleta, tender pa datë fillimi e mbarimi

Ndërtimi i pedonales dhe korsisë së biçikletave në zonën e liqenit të Thatë ende nuk ka përfunduar. Dy herë është dhënë tenderi për përfundimin e rrugës por vetëm së fundmi ka nisur të punohet. 58 milionë lekë janë dhënë për ndërtimin që duhet të kishte përfunduar brenda 6 muajve por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në zonë është vendosur vetëm një tabelë ku nuk ka as datë fillimi dhe as përfundimi të punimeve, që janë marrë përsipër nga kompania ‘5D Konstruksion’.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Ndërsa për arsye që nuk dihen tenderi i parë u anulua. Më nëntor të vitit 2021, konpania “V.A.S Konstruksion” sh.p.k fitoi tenderin mes 22 garuesve por duket se puna është lënë në mes dhe gara është hapur sërish nga Bashkia Tiranë. Kësaj here, e drejta për punime i është dhënë një kompanie tjetër, por duket se do ketë ende shumë punë para deri në përfundim. Në tabelën e vendosur nuk përcaktohet, ndaj duket se nuk e kanë me ngut.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *