KryesoreLajme

Bashkia Tiranë humb gjyqin: Detyrohet të dëmshpërblejë qytetarin me 13 mln lekë për diskriminim e Veliajt

Drejtësi Sociale bën me dije se prej më shumë se 3 vitesh, kemi ndjekur rastin e Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, pranë Bashkisë Tiranë.

Ai u hoq nga puna me pretekstin e shkeljes së rregullave, por të gjithë kolegët e tij të mazhorancës vijuan punën, duke treguar qartë se ky është një diskriminim nga ana e institucionit.

Lexo më shumë  KQZ jep datat: Kur do ti marrin emigrantët fletët e votimit

Fillimisht e dërguam rastin te Komisioneri për Diskriminim, ku me të drejtë u konstatua se kemi të bëjmë me diskriminim për shkak të etnisë. Më pas, ne rastin e dërguam në Gjykatën Administrative.

Sot, Gjykata Administrative pranoi kërkesën tonë dhe e detyroi Bashkinë Tiranë të dëmshpërblejë me 13 milionë lekë të vjetra qytetarin Ali Ruçi.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit