Lajme

Bashkia e Tiranës tjetër tender abuziv: 500 mijë euro për një lulishte 300 m²

Mbi 500 mijë euro ka ofruar bashkia e Tiranës për të ndërruar barin e një lulishteje në një bllok pallatesh në kryeqytet. Hapësira e gjelbëruar është rreth 300 metër katrorë ndërsa tenderi për vaditjen dhe ndërrimin e barit do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës qindra mijëra euro.

Shpërdorimi i parave publike nga bashkia e Tiranës duket se nuk njeh limite. Ashtu duket edhe ne rastin e një tenderi me vlerë rreth 500 mijë euro, i cili ka si objekt rehabilitimin e një lulishteje që ndodhet mes një blloku pallatesh në rrugen “Hamdi Çullhaj”.

Siç shihet nga dokumentet e tenderit të shpallur në datën 6 shtator, pra vetëm një ditë më parë, Erion Veliaj ka vendosur të shpenzojë qindra mijëra euro për të zëvendësuar barin e lulishtes dhe vendosjen e tubave plastikë për ujitjen e saj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Bashkia arsyeton se lulishtja është e pazhvilluar nga ana estetike dhe sipas institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, lulishtja nuk e kryen funksionin për banorët.

Për këtë arsye, kryebashkiaku i Tiranës duket se ka vendosur të shpezojë 500 mijë euro, të cilat do të përdoren për zëvendësimin e barit të lulishtes dhe sistemin e vaditjes me pika.

Ajo që vihet re është fakti se tenderi do të qëndrojë i hapur për dy javë, ndërsa fituesi do të ketë afat 6 muaj të përfundojë punimet për lulishten.

Shifrat e këtij tenderi janë dukshëm të fryra, në raport me volumin e punimeve që do të kryhen, të parashikuara në specifikimet teknike të tenderit. Por teksa ky tender i saposhpallur nga Erion Veliaj është ende ne fazë prokurimi, shumë prej tenderave të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës janë ankimuar dhe më pas janë rrëzuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, për shkak te dyshimeve për abuzime me procedurat.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Një i tillë është tenderi i hapur disa muaj më pare për Pyllin Orbital, i cili u ankimua nga njëra prej kompanive pjesëmarrëse, pasi u skualifikua nga gara në mënyrë të padrejtë.

Për këte tender, Komisioni i Prokurimit Prokurimit Publik gjeti shkelje në ketë tender. Pasi u rrëzua herën e pare nga KPP, kur tenderi kishte vlerën e fondit limit prej 300 milion lekësh, bashkia e Tiranës rihapi tenderin me dyfishin e vlerës së fondit limit, pra rrreth 600 mijë euro. Por edhe për herë të dytë, Komisoni i Prokurimit Publik gjeti shkelje duke anulluar tenderin dhe duke i kërkuar bashkisë që të rishohë procedurat.

Rruga Press

YouTube player