KryesoreLajme

Bashkia e Tiranës ‘në këmbë’ për kryetarin hajdut, punonjësit braktisin zyrat në të gjitha njësitë administrative

Administrata bashkiake ka braktisur orarin zyrtar të punës, për të dalë në mbështetje të kryetarit të tyre, Erion Veliaj, teksa ky i fundit ndodhej në seancë gjyqësore për t’u njohur me masën e rivlerësimit.

Nga një vëzhgim i Syri TV, në Njësinë Bashkiake nr.9 nuk ka mbetur asnjë punonjës aty, pasi të gjithë referuar edhe një urdhri të lëshuar nga Bashkia e Tiranës, duhej të ishin në protestë para GJKKO, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lexo më shumë  Kryeministri i Spanjës uron Kurtin: Ky rezultat është dëshmi e besimit që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen

Nga pamjet e ofruara nga vëzhgimi i Syri TV, shihen qartë dyert e mbyllura dhe një ‘heshtje’ e plotë në zyrat e Njësisë 9, duke bërë që qytetarët e Tiranës të mbeten pa shërbimet publike, të cilat bashkia e ka detyrim ligjor t’i ofrojë.

Më herët u raportua edhe për ’mobilizim’ të Policisë Bashkiake, për të braktisur uniformën e tyre dhe për të dalë në protestën e thirrur në GJKKO në mbrojtje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë protestës ra në sy prezenca e drejtorëve dhe ish drejtorëve të Policisë Bashkiake, të shoqëruar nga familjarë dhe militantë të tjerë socialistë.

Protestuesit dhe administrata bashkiake e Bashkisë së Tiranës pritet të rimblidhen sërish në orën 17.00, sipas urdhrit të lëshuar nga kjo bashki.

Rruga Press

YouTube player