Bota

Bashkëpunuan me rusët, ukrainasit lidhin në mes të qytetit tradhtarët

Banorët e Khersonit kanë nisur hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të rusëve, të cilët ndihmuan ushtrinë e Putinit të dislokohej në qytet që prej nisjes së ofensivës ushtarake.

Dy persona u shfaqën të lidhur nga duart në mes të qytetit ukrainas, me qytetarët që kalonin pranë tyre dhe i thërrisnin ‘tradhtarë’, në pritje të ushtarëve që do të vendosnin për dërgimin e tyre në burg.

Lexo më shumë  Franca i pergjigjet shefit te NATO-s: Europianët mund t’ia dalin edhe pa SHBA-në

Sipas raportimeve, dhjetëra bashkëpunëtorë të Rusisë në Kherson u larguan javët e fundit nga qyteti, pikërisht për t’i shpëtuar arrestimit për krimet e tyre.

Ndonëse dje në Kherson pati festime për çlirimin, ekziston ende frika se shumë trupa ruse mund të fshihen në rrethina, duke lënë pas dhe kurthe me bomba.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Për herë të parë në histori: Roboti ukrainas me inteligjencë artificiale kap tre ushtarë rusë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *