Bota

Bashkëpunonte edhe me shqiptarët, Gjykata e Kolumbisë miraton ekstradimin drejt SHBA-së të kreut të bandës “Clan del Golfo”

Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Kolumbisë ka miratuar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të “mbretit” të drogës dhe kreut të bandës së krimit “Clan del Golfo”, Dairo Antonio Usaga, i njohur si Otoniel.

Otoniel, 50 vjeç, i cili bashkëpunonte edhe me trafikantë shqiptarë, u kap nga forcat e armatosura të Kolumbisë në fund të tetorit, duke i dhënë fund një ndjekje 7 vjeçare të autoriteteve. Vendimi i jep fund përpjekjeve të avokatëve të Otoniel për të shmangur ekstradimin e tij.

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti

Ata argumentuan se ai duhet të përfshihet në një gjykatë speciale të mbledhur nën kujdesin e një marrëveshjeje paqeje të vitit 2016 me rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), ku pjesëmarrësit në konfliktin e brendshëm gjashtë dekada të Kolumbisë mund të marrin dënime alternative për pjesëmarrjen e tyre në konflikt.

Otoniel ishte i gatshëm të zbulonte detaje të bashkëpunimit midis disa zyrtarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura të paligjshme, thanë avokatët e tij. Ai trafikonte 180 deri në 200 ton kokainë në vit me Klanin del Golfo dhe është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 200 anëtarëve të forcave të sigurisë së Kolumbisë, sipas autoriteteve kolumbiane.

Lexo më shumë  Presidentja meksikane, Sheinbaum i reagon Trumpit: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Klani del Golfo krenohet me më shumë se 1200 luftëtarë dhe është i lidhur me trafikun e drogës dhe minierat ilegale, si dhe me vrasjet e liderëve të komunitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *