BallinaLajme

Bashkëpunim me Albin Kurtin? Vjosa Osmani tregon lëvizjen e radhës në politikën kosovare

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk do të jetë më pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por po punon intensivisht për ndërtimin e një iniciative të re qytetare. Lajmin znj. Osmani e dha gjatë një interviste në studion e Euroneës Albania, përballë gazetares Ilva Tare. Ajo tha se ka një mbështetje të madhe qytetare dhe këtë sinjal ajo e sheh në takimet që bën me qytetarët.

“Po, ky është plani. Siç e dini për fat të keq rrjedhat që ishin pas zgjedhjeve nacionale në Kosovë dhe vendimin që LDK mori në raport me mua, dhe tani opsioni, për të cilin ne po punojmë është ndërtimi i një iniciative qytetare, që fokusohet tek njerëzit me integritet, që jo domosdoshmërisht kanë qenë deri sot në politikë, sepse mendoj se njerëzit më të mirë të Kosovës na kanë mbetur jashtë politikës në fakt. Janë në sektorin privat, janë në diasporë, jemi duke biseduar me shumë njerëz. Ka edhe ka interesim të madh. Ajo që na jep shumë kurajë është mbështetja qytetare, të cilën ne e vërejmë pavarësisht pandemisë. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm që na jep kurajë që të vazhdojmë me punën.Ta shohim se cili do të jetë vlerësimi”, tha ajo.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës iu përgjigj edhe kreut të LDK-së Isa Mustafës, i cili po gjatë një interviste në “Ilva Noë” tha se largimi i Osmanit nuk dobëson votën për LDK-në. Për këtë znj. Osmani tha se kjo do të faktohet në zgjedhje, duke lënë të kuptohet se largimi i saj nga LDK-ja do të ndikojë unë uljen e votave për partinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ajo gjithashtu shtoi se mbështetësit e saj kryesorë janë nga radhët e LDK-së.

“Sa i përket të parës, është mendoj se mundësia për të vërtetuar këtë është të dera, ato janë zgjedhjet dhe ato do ta tregojnë se kush ka pasur të drejtë. Kurse lidhur me largimin, mjafton të shihet vendimi që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me propozim të z. Mustafa, dhe këtu nuk ka më hapësirë për interpretim, por është vendim për shkarkim. Unë dola pro premtimeve që kemi dhënë para qytetarëve, sepse politikën nuk e shoh si të shpëtuar nga qytetarët. Nuk mundesh për muaj të tërë që t’u premtosh diçka tjetër, dhe pastaj kur e fiton kolltukun në politikë ta ndryshosh 180 shkallë qëndrimin, për mua kjo nuk ka asnjë kuptim. Po patjetër, unë siç e kam thënë, se mbështetësit e mi kryesorë janë të LDK, janë votuesit e LDK, ato janë që më shtyjnë mua në secilin hap që e marr, dhe tani e tutje nuk janë këto vendime individuale, por janë vendime të elektoratit që më kanë zgjedhur. Zgjedhjet janë mundësi e artë për t’ia dhënë përgjigjen z. Mustafa”, tha ajo.

Lexo më shumë  "Opozitë si pulë pa kry", Pozhari: Thonë se është korrupsion publik në prag të zgjedhjeve e për vete ndanë dhjetëra miliona për oligarkët në prag të zgjedhjeve

Pyetjes së gazetares Ilva Tare nëse do të vijojë bashkëpunimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, presidentja në detyrë Osmani iu përgjigj si vijon: “Unë i mbaj qëndrimet e mia që i kam mbajtur më herët. Ne nuk jemi ulur të diskutojmë në detaje lidhur me bashkëpunimin tonë tani e tuje, kjo mund të bëhet së shpejti, mirëpo edhe pse kemi diskutime e takime të shumta lidhur me çështje të ndryshme, ne nuk kemi diskutuar në detaje se si do të dukej ky bashkëpunimi i yni në të ardhmen, por besoj se e edhe ajo do të bëhet shumë shpejt”, u shpreh Osmani.

Rruga Press

YouTube player