Lajme

Basha: Me ShBA-në pajtohemi 99 për qind, ndodh të kemi bindje të ndryshme

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, duke folur për akuzat e ShBA-së, ndaj Kosovës për mungesë të moskoordinimit, tha se ndodhë nganjëherë të kemi mospajtime, por që në shumicën e rasteve qëndrimet janë të njëjta.

“Koordinimi është i përhershëm, ne pajtohemi 99% të rasteve me ShBA-në, por ka raste kur kemi bindje të ndryshme. Provokim ishin targat sipas definimit të Vuçiqit, por për këtë ka pasur marrëveshje, kur ne themi t’i zbatojmë marrëveshjet që i kemi bë, ai e merr si provokim, dhe bashkësia ndërkombëtare e merr si të mirëqenë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Basha në emisionin “Five”, tha se ndërkombëtarët jashtë Kosovës, nuk e kanë të qartë shumë se cfarë po ndodhë në Kosovë, kjo për shkak të propagandës të Serbisë dhe Rusisë.

“Mendoj që ndërkombëtarët brenda Kosovës janë të njohur, por po flas për ata jashtë Kosovës. Macroni thoshte se s’ka pas pajtueshmëri për zgjedhjet, ka pas pajtueshmëri. Faktori ndërkombëtar brenda Kosovës, t’ia bëjë me dije Serbisë, por edhe shtetasve nga vijnë, se kush është duke e iniciu dhunën”, ka thënë ai.

Basha theksoi se Qeveria e Kosovës, e kupton që kryetarët e komunave veriore, nuk e kanë legjitimitetin e lartë për shkak të numrit të vogël të votuesve në zgjedhje, por që sipas tij ky nuk është faji i Kosovës.

“E kuptojmë që kryetarët e komunave nuk e kanë legjitimitetin e lartë, kanë numër të vogël të votave. Nuk kemi faj ne si shtet që s’kanë marrë pjesë serbët në zgjedhje. Nuk mundemi, është rraskapitëse që që 10 vjet nënshkruajmë marrëveshje, në momentin kur synojmë implementimin Serbia refuzon dhe na ngreh zhag”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *