KryesoreLajme

Basha ironizon kërkesat për ndërrim kandidati: Nuk ndërrohet lojtari se ashtu do kundërshtari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ironizuar kërkesat për ndërrim të kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke përdorur analogji nga futbolli.

“Lojtari ndërrohet kur nuk performon mirë, jo sepse e kërkon ekipi kundërshtar. Ne nuk kemi arritur as ta fusim në fushë, e tani po kërkohet ndërrimi,” tha ai.

Basha theksoi se seanca do të vazhdojë dhe se Kushtetuesja ka përcaktuar qartë se kujt i takon posti.

“Po e përdorni analogjinë e ambasadorit Rohde, por ata që e kuptojnë futbollin, lojtari ndërrohet atëherë kur nuk performon mirë. Jo për shkak se ta kërkon ekipi kundërshtar. Çka është me rëndësi, që ne nuk kemi mundur ta mbërrijmë të fusim lojtarin në fushë, tani ju po thoni se duhet me ndërru sepse ekipi kundërshtar po kërkon me ndërruar lojtarin. 

Lexo më shumë  Kurti pret në kryeministri heroin nga Kosova që shpëtoj nga flakët banorët e një ndërtese në Itali

Tregom nëse trajneri i Gjermanisë e pyet trajnerin e Anglisë a me fut këtë lojtar në fushë apo jo, dhe me i thënë trajneri: ‘Ndërro se nuk po më pëlqen’,” ka thënë Basha.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka ofruar alternativa dhe ka kërkuar bashkëpunim me LDK-në për të gjetur zgjidhje, ndërsa kritikoi ata që nuk marrin pjesë në votim, duke i quajtur bllokues.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

“Seanca do të vazhdojë, Kushtetuesja e ka caktuar se kujt i takon. Këtu nuk ka garë për kompromis, për qeveri ka kompromise. Kemi dhënë alternativa të mjaftueshme, kemi shtrirë dorën LDK-së për të dhënë zgjidhje edhe Kuvendit edhe Qeverisë. Me LDK-në kishim mundur të bëjmë zgjidhje. Krejt çka mund të bëjmë është vetëm të votojmë. Ata që nuk marrin pjesë në votim janë bllokuesit.”/EO

YouTube player