Lajme

Basha i huazon deputetë Mediut dhe Idrizit, ja grupet parlamentare të opozitës

Partia Demokratike do të huazojë deputetë për PDIU dhe PR që ato të mund të formojnë grupe parlamentare.

Të përfshirë në listat e kandidatëve të PD, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu, përkatësisht kryetarë të PDIU dhe PR, nuk kanë mundur të marrin më shumë se 3 mandate deputetësh, ndërkohë që për të formuar një grup parlamentar duhen minimalisht 7 të tillë.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Në këto kushte, PD ka plotësuar vakancat në rradhët e PDIU dhe PR, duke i dhënë mundësinë e krijimit të Grupeve Parlamentare.

Tre grupet parlamentare të opozitës do të jenë: Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grupi i Aleancës për Ndryshim si dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim.

Ndërkohë, LSI nuk do të mund të formojë grup parlamentar pasi ka vetëm 4 deputetë.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Grupi Parlamentar Aleanca per Ndryshim
Fatmir Mediu Kryetar
Agron Duka nenkryetar
Merita Bakiu- Zedhenese
Elda Hoti – Sekretare
Vangjel Dule- anetar
Emilja Koliqi- anetar
Dash Shehi- anetar

Grupi për Demokraci dhe Integrim
Mesila Doda -Kryetar
Ilda Dhori- nenkryetar
Andia Ulliri- Zedhenes
Nusret Avdulla- Sekretar
Shpetim Idrizi- anetar
Selaudin Jakupllari – anetar
Kasem Mahmutaj- anetar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *