KryesoreLajme

Basha: Absurde që partitë që votuan Gjykatën Speciale e “Zajednicën” të mos votojnë komisionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e votimit të fshehtë, pasi partitë e tjera e kanë dërguar si lëndë për shqyrtim.

Basha tha pas dështimit të tentativës së 22-të për konstitutim të Kuvendit se është absurde që partitë që kishin votuar për themelim të Gjykatës Speciale dhe pro “Zadejnicës”, të mos votojnë një komision.

Lexo më shumë  Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, Rama e sheh shpopullimin si 'fitore'

“Është e paarsyeshme dhe absurde të mbahet shteti pezull për shkak se s’duan të votojnë një komisioni zgjedhor partitë politike që kanë votuar Gjykatën Speciale dhe ‘Zajednicën’. Iu ka dalë në rrugë komisioni zgjedhor dhe Albulena”, është shprehur deputeti i VV-së para mediave.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje i ka ofruar alternativat për dalje nga ngërçi politik, derisa akuzoi kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, se “është hidhëruar”.

Lexo më shumë  Politikani serb Dragan Shormaz: “NIS”-i për Rusinë është instrument destabilizimi në Evropë dhe platformë inteligjence

“Oferta për LDK-në ka qenë e sinqertë. Kemi mundur të japim rrugë. Deri në klasë tretë arsyetohet hidhërimi, pas asaj, edhe lideri partiak duhet të dalë mbi veten. Sidomos kur një parti që thirret se është institucionaliste. Është ajo që e bllokon institucionin pasi lideri është hidhëruar”, ka thënë Basha.

YouTube player