Barrikadat e kanë edhe lejen e opozitës, jo veç të Eskobarit dhe Lajçakut
Nga Nezir Kraki
Barrikadat e kane edhe lejen e opozites, jo veç te Eskobarit dhe Lajçakut.
Derisa keta dy te fundit i shohin si mjet presioni mbi qeverine per leshime te reja pro-Serbise dhe sidomos pranimin e asociacionit para marreveshjes finale, opozita i sheh barrikadat si prove e deshtimit te qeverise dhe pret qe ato te marrin permasa edhe më tragjike. Veç ne ate menyre, te refuzuarit e popullit, mendojne se do behen « partnerë alternativë » te Eskobarit dhe te emerohen kryeministra e ministra me nga nje SMS.
Idiotesia e tyre sikurse edhe etja per pushtet nuk kane kufi, siç nuk paten kufi krimi ekonomik dhe hajnia kur ishin ne pushtet. Ne vend se te rreshtohen ne krah te shtetit per mbrojtjen e Kosoves nga sabotimi serb, keta idiotë te dobishem te Serbise, vazhdojne te jene ne vije me propaganden serbe dhe me politiken e Vuçiqit.
Nderkohe, mediat kriminale pronaret e te cilave veç pasurohen falë bandave serbe ne veri, jane ne mobilizim te pergjithshem kunder Kosoves dhe i gezohen paraprakisht çdo deshtimi te mundshem te Kosoves perballe Serbise. Zagaret e tyre qe veten e quajne gazetarë e analistë e dine qe ne nje Kosove normale me shtet funksional nuk do jene kurre faktorë. Prandaj luten per deshtimin e Albin Kurtit dhe deshtimin e Kosoves. Prandaj aleati i tyre sot eshte Vuçiqi.
Ne rrethana te tilla, kur opozita dhe pjesa e madhe e mediave jane pro Serbise, pse te presim qe Eskobar e Lajçak te na dalin zot?
Kur opozita dhe mediat e krimit bejne fushate per krijimin e nje republike serbe brende Kosoves, pse mos te merr zemer Serbia e t’i versulet Albin Kurtit, armikut te te gjitheve?
Rruga Press