Lajme

Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë në rajon

Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë mesataren rajonale të papunësisë në Ballkan për vitin 2024, ku sipas anketës së Barometrit të Ballkanit për vitin 2024 del se Kosova ka mesataren më të ultë të papunësisë.

Sipas anketës, mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë me 4%, në Serbi me 7%, në Mal të Zi 9%, Bosnjë 11%, në Maqedoninë e Veriut 13% dhe në Shqipëri 20%.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në 1000 persona të pyetur, Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.

Rruga Press

YouTube player