Bardh Spahia betohet si kryebashkiak i Shkodrës
Bardh Spahia i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 6 marsit, është betuar ditën e enjte si kryetar i ri i Bashkisë së Shkodrës.
Pas betimit Spahia ka deklaruar sërish se ai do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që nuk e votuan në 6 mars.
Kujtojmë që mandati i Spahisë do të jetë vetëm 1 vit, pasi vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.
Rruga Press