Sport

Barcelona mund të transferojë Lewandowskin, pasi Haaland thuhet se ka pranuar ofertën e Man Cityt

Ergling Haaland konsiderohet të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për verën, por nëse norvegjezi vendos të transferohet në Angli dhe t’i bashkohet Manchester Cityt, Blaugranët thuhet se do të synojnë Robert Lewandowskin.

Kontrata e sulmuesit polak me Bayern Munich përfundon në verën e vitit 2023, por dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Sipas gazetës Sport, Barcelona i ka vënë sytë te Lewandowski, duke monitoruar situatën e tij, pasi sulmuesi 33-vjeçar mund të bëhet i disponueshëm gjatë verës, nëse bisedimet dështojnë dhe Bayerni dëshiron të shmangë humbjen e tij si lojtar i lirë.

Lexo më shumë  FODA: Objektiv kemi europianin - Tekniku i Kosovës ndjen keqardhje që nuk arriti të kualifikonte dardanët

Ndërkohë, kërkuesit e mundshëm mund të nënshkruajnë me Haaland duke shkaktuar një klauzolë prej 75 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi pas përfundimit të sezonit aktual.

Pavarësisht vështirësive të tyre financiare, Barcelona është e prirur të bëjë një lëvizje për yllin norvegjez në verë.

Por, mediumi britanik Daily Mail ka raportuar se Manchester City ka një marrëveshje me sulmuesin për të blerë shërbimet e tij.

Lexo më shumë  Zbardhen grupet e Botërorit 2026, cilat janë 48 skuadrat pjesëmarrëse

Barcelona tashmë ka kërkuar alternativa tjera në rast se humbet Haaland, duke vendosur në radar gjithashtu lojtarë si Alexander Isak, Karim Adeyemi dhe Lautaro Martinez. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *