Bota

Bärbel Bas zgjidhet kryetare e Bundestagut

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (SPD), Bärbel Bas u zgjodh kryetare e Bundestagut në Gjermani.

Në zgjedhjet e mbajtura në asamblenë e parë të përgjithshme pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, Bas mori 576 vota nga 724 deputetët që morën pjesë në votim dhe u bë kryetare e mandatit të 20-të legjislativ, transmeton AA.

Pas zgjedhjes, Bas falënderoi deputetët. “Unë do të jem kryetare e të gjithë deputetëve”, tha ajo.

Lexo më shumë  Sa mund të rritet çmimi i naftës? The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global

Bas është kryetarja e tretë grua që zgjidhet në këtë post.

Pas votimit ajo mori postin nga ish-presidenti, Wolfgang Schaeuble.

Kandidatë për zëvendës kryetari i Bundestagut janë: Yvonne Magwas nga Partia Kristian Demokratike (CDU), Claudia Roth nga të Gjelbrit (Die Grünen), Wolfgang Kubicki nga Demokratët e Lirë (FDP), Petra Pau nga Partia e Majtë (Die Linke) dhe nga e djathta ekstreme gjermane nga Partia Alternative (AfD), Michael Kaufmann.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *