Banorja e 5 Majit mesazh kreut të IMT: Kam filmime dhe mesazhet! Mos na kërcëno
Laureta Nikolli, një nga banoret e “5 majit” ishte sot në protestë përballë bashkisë së Tiranës, aty ku kërkoi sqarim nga kryebashkiaku Erion Veliaj për shembjen e banesave të tyre. Gjatë prononcimit për mediat, banorja kishte një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kreut të IMT-së, Mariglen Qato për të cilin tha se nuk duhet të kërcënojë njerëz të tjerë për shkak të konfliktit mes tyre.
“I bëj thirrje Mariglen Qato mos kërcëno më, kam filmime dhe regjistrime më, është thirrja ime e fundit: Mos kërcëno më! Ai e di shumë mirë dhe do ta kuptojë shumë mirë, kam edhe mesazhet me atë. Mos të marrë njerëz në zyrë duke i kërcënuar se do ti largojë nga puna duke i kërcënuar të japin dorëheqjen vetë. E di shumë mirë ai. Nëse nuk i dëgjon ai ja them unë mesazhin. Mariglen Qato nëse je burrë dil përpara, mos kërcëno më sepse më ke vendosur gjobë 13 milionë. Po kërcënon njerëz vetëm prej meje, banesa ime ishte ekologjike dhe nuk ekziston më! Mariglen Qato ti je kokë më kokë me mua, nuk e di se kur do të vijë radha ty dhe Maznikun. Merre kërcënim, merre si të duash”, tha Laureta Nikolli.
Rruga Press