Banorëve të Kievit i’u kërkua të largohen nga rajoni përmes korridoreve humanitare
Një këshill lokal në rajonin e Kievit u ka thënë njerëzve që të largohen nga zona gjatë një armëpushimi sot.
Një korridor humanitar është hapur në Bucha, Borodyanka, Irpin dhe Gostomel, rreth kryeqytetit.
Autobusët do të presin për t’i çuar në vende të sigurta pasi të arrijnë në pikën e evakuimit.
Një postim në Facebook këshillon banorët të ecin me qetësi drejt autobusëve që presin.
Më herët sot, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se gjysma e popullsisë së kryeqytetit tashmë ishte larguar nga qyteti.
© Rruga Press