Lajme

Banorët e Zall Gjocajt kërkojnë lënien në fuqi të vendimit për mosndërtimin e HEC-it

“Nga Gjykata e Apelit kërkojmë që të lërë në fuqi shfuqizimin e lejes për ndërtimin e hidrocentralit në Zall Gjocaj”. Kështu u shpreh për Euronews Albania banori i zonës Dhimitër Koleci, i cili foli në emër të gjithë bashkëfshatarëve të tij. 

“Në Zall Gjocaj nuk ndërtohet një hec, ndërpritet rrjedha e ujit, duke u futur në tuba në tunele. Sot ky lum është i devijuar nga shtrati i vet. Atje po kryhet një gjenocid. I ftojmë gjykatat shqiptare që të vijnë atje. Bëhen shpërthime me eksploziv, priten edhe pemë”, u tregoi ai.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Vendimi i gjykatës pritet të jepet të mërkurën, ndërkohë preh 3 vjetësh banorët e Zall Gjocajt në Mat janë në një betejë të fortë për të ndalur ndërtimin në një zonë të mbrojtur të hidrocentralit të Sekës.

Me protesta dhe me hapa ligjorë, ata i kanë dhënë zë kësaj çështje të rëndësishme për të cilën së shpejti pritet të flasë drejtësia.

Leja për ketë hec në Zall Gjocaj u miratua në tetor të vitit 2018-të nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ndërsa më herët ishte dhënë drita jeshile për hidrocentralin Zais, por në një territor jashtë zonës së mbrojtur.

Banorët kundërshtuan duke dorëzuar padi kundër këtij projekti në Gjykatën Administrative në Shkallën e Parë në tetor të 2020.

Ndërsa në janar të këtij viti kjo gjykatë u dha të drejtë banorëve duke shfuqizuar vendimin e Entit Rregullator të Energjisë qe kishte licensuar kompaninë “Seka hidropower” për të prodhuar energji në këtë zonë.

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Por, ky vendim u ankimua në Apel nga pala tjetër, kompania private, Enti Rregullator i Energjisë dhe Avokatura e Shtetit.

Më 9 korrik të këtij viti Apeli Administrativ pranoi kërkesën e banorëve për përshpejtimin e gjykimit të kësaj çështje. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *