Bota

Banorët e Mariupolit në përpjekje për të ikur me makina të shkatërruara

Me vetura të shkatërruara, pa dritare e me dëmtime të mëdha, shumë qytetarë të Mariupolit po tentojnë të ikin nga ky qytet, i cili u bë cak kryesor i Rusisë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt.

Mijëra banorë të Mariupolit kanë mbetur të ngujuar, pasi rrallë herë po u mundësohen korridoret humanitare për të ikur, shkruan “Ukraine Now” të martën në rrjetin social Telegram.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Mariupoli është një nga qytetet më të shkatërruar, pasi sulmet me raketa ndaj tij nuk janë ndalur që nga fillimi i luftimeve.

Një pjesë e madhe e njerëzve në këtë qytet po përballen edhe me mungesa të madha të ushqimit dhe gjërave të tjera elementare, për shkak të bllokimit nga rusët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *