Banorët e Krrabës vuajnë mungesën e ujit, furnizohen vetëm një orë në ditë
Banorët Krrabës furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë dhe kjo situatë i detyron ata që të mbushin ujë me bidona.
Siç shihet edhe në pamje, nuk është ndonjë tubacion i çarë, por burimi ku mbushin ujë banorët e Krrabës.
“Përditë e bëj këtë punë, çfarë të bëj. Këtë ujë e përdorim për të pirë me tepër se për të larë, lahemi ashtu”, u shpreh një banore.
“Njëherë në ditë, vetëm në mëngjes, në dimër vjen 2 herë. Më shumë e mbushim nëpër puse. Uji që vjen në mëngjes është për t’u larë. Për gatim përdorim ujë burimi”, tha një tjetër banor.
Depot e ujit, që janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës, në të shumtat e rasteve janë pa ujë, edhe atëherë kur ka, uji nuk mund të përdoret, pasi është i ndotur./euronews/