Banorët e Khersonit thonë se kanë nevojë për ushqim e ndihmë mjekësore
Banorët e qytetit ukrainas Kherson thonë se kanë nevojë për ushqim e ndihmë mjekësore.
Qyteti ukrainas ka rënë në duar të forcave ruse të mërkurën.
Një nga banorët thotë se banorët lokalë nuk ia kanë frikën ushtarëve rusë. Ai vetë thotë se është duke u strehuar në shtëpinë e tij në qytet.
“Që nga fillimi i luftës kam dalur jashtë vetëm një herë – për dhjetë minuta – në supermarket për të marrë ushqime. Shikoj nga dritarja dhe shoh ushtarët rusë dhe tanket ruse dhe lexojë gjitha lajmet. Nuk dal jashtë pasi është vërtetë rrezik tash”, thotë ai për BBC.
Ai thotë se banorët tjerë lokalë i afrohen ushtarëve në rrugë dhe u thonë të largohen.
“Njerëzit nuk ia kanë frikën ushtarëve. Në shpirtin tonë ne nuk i frikësohemi Rusisë. Ushtarët thonë: ‘Njerëz, ne nuk po na pëlqen po ashtu situata – nuk do t’iu prekim dhe ndoshta pas disa ditëve do të largohemi. Thjeshtë po presim urdhër’. Nga sjellja e tyre qartë shihet se janë të pakënaqur që gjenden këtu”, ka thënë ai.
Ai shton se flamuri ukrainas mbetet mbi ndërtesën e Komunës.
“Është situatë e çuditshme kur qyteti okupohet, por asgjë nuk tregon këtë me përjashtim të prezencës së ushtrisë ruse”.
Një banor tjetër i Khersonit tregon se ka hapur një qendër për t’i ndihmuar njerëzit me ushqim, ujë dhe ilaçe.
Ai thotë se furnizimet me ushqim janë të pamjaftueshme dhe se ka civil të lënduar që duhet të dërgohen jashtë qytetit për tretman.
Ai thotë se rusët nuk po lejojnë Kryqin e Kuq të sjellë ilaçe dhe ambulanca për të ndihmuar njerëzit.
“Unë e kam përjetuar këtë në Donetzk në vitin 2014 dhe nga aty erdha këtu në Kherson. Mendoj se pas disa vjetëve do të kemi një Ukrainë krejt ndryshe dhe do të jetë Ukrainë plotësisht e lirë, jo nën Rusi”, thotë ai.
Rruga Press